Teksa pak na ndan tashme nga finalja e madhe e “Big Brother Vip 3″, ku mes Eglës, Heidit, Julit, Meritonit dhe Romeos, ku fituesi i këtij edicioni zgjidhjet mbrëmjen e 25 Majit, astrologu Jofiel Koço ka analizuar se cili nga finalistët është më i favorizuar për të fituar.
“Më 25 në darkë ne do të kemi një Hënë midis Shigjetarit dhe Bricjapit. Kjo do ta tensionojë pak situatën”, thotë astrologu. Duke u ndalur tek finalistët, astrologu theksoi se personi më i favorizuar astrologjikisht është Meritoni.
“Më i avorizuar është Meritoni sepse ka një grupim yjesh që nuk e kanë të tjerët. Heidi ka një pozicion që e shqetëson. Juli bashkë me Romeon kanë përmirësim si shenjë e Virgjëreshës që janë të dy, por përsëri ka dy planetë që i qëndrojnë keq dhe që i krijojnë probleme. Në vendin e parë nga yjet, duke gjykuar vetëm nga yjet Meritoni është në vendin e parë, momentalisht ka një tranzit të fuqishëm të planetit mjaft të rëndësishëm Jupiterit në shenjën e Binjakëve dhe që është pikërisht në hyrje sepse Meritoni është fillimi i shenjës së Binjakëve. 10-ditëshi i parë.Momentalisht kemi edhe planetin Vener që hyn në shenjën e Binjakëve pikërisht ditën e sotme është edhe ajo tranzit. Ky grupim bashkë me Diellin e vendos atë në piedestal më lart nga të gjithë”, u shpreh astrologu, Jofiel Koço.
Më tej Koço thekson se në vendin e dytë për nga favorizimi astrologjik është Egla Ceno.
“Në vendin e dytë për nga favorizimi astrologjik që nuk ka pengesa përpara është Egla. Në vendin e tretë do vendosja dy Virgjëreshat që kanë një problematikë përpara. Kanë përmirësim por prapë nuk është përfundimtar. Në fund do të vendosja Heidin sepse është vërtetë në fundin e Luanit, por preket edhe nga influencat e Virgjëreshave”, tha Koço.
bal