ShowBizzz

Françeska Murati e pranon: I kam rënë në qafë Ilnisës dhe Meritonit!

Një prej të ftuarave në “Cherry on Top” drejtuar nga Bora Zemani, ka qenë ish-banorja e “BBV3”, Françska Murati, rrugëtimi i së cilës mbaroi shumë pranë finales.

Teksa ka komentuar eksperiencën e saj brenda shtëpisë së “BBV3”, ish-banorja ka sjellë në vëmendje romancën e çiftit të Ilnisa-Meriton.

Ajo shprehet se i ka rënë më qafë kot çiftit përsa i përket romancës dhe lidhjes së tyre dhe se mund të kishte më pak dyshime për ata.

“I kam rënë në qafë për lidhjen Ilnisës dhe Meritoni, sepse i akuzoja që ishin falso. Mund të dyshoja pak, por jo aq shumë.”