ShowBizzz

E trishtë! Agron Llakaj humb bashkëshorten: Pas një beteje të gjatë…

Aktori i mirënjohur i humoritAgron Llakaj pak minuta më parë ka dhënë një lajm të trishtë.

Bashkëshortja e Agronit, Kostandina, është ndarë nga jeta ditën e sotme, pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh.

Me anë të një postimi në Facebook, Agron Llakaj ka dhënë dhe detaje mbi ceremoninë mortore.

Postimi i plotë:

Pas nje beteje te gjate me nje semundje te rende…Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës.

Me dhimbje të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të bashkëshortes time Kostandina,mami i Alkides dhe Enos, “Nina bukuroshe” e Adeas, nena e Teos dhe Brus.

Homazhet do të zhvillohen nesër në ‘Home Funeral Parajsa” (Ish-NShRAK-Tiranë).

Ceremonia e varrimit në orën 15:00 në Varrezat e Sharrës



lokimagazine