ShowBizzz

Festivali i filmave eksperimentale: Shkodra pret edicionin e 7-të të “Ekrani i Artit”!

Ekrani i Artit vjen në edicionin e tij të shtatë, nën organizmin e Fondacionit ‘Art House’ i themeluar nga Adrian e Melisa Paci. Nga data 5 deri më 9 qershor, Shkodra do të mirëpresë vepra të video artit, filmit të shkurtër e të gjatë, dokumentar e fiksion, punime nga artistë vendas dhe ndërkombëtarë që do të shfaqen në Kinema Republika, Art House, Galerinë e Arteve,
Vendin e Dëshmise e Kujtesës, Qendrën Rinore Arka, Auditorin Franceskan, Galerinë
Oda dhe në Kalanë e Rozafës.

Festivali i filmave eksperimentale: Shkodra pret edicionin e 7-të të

Nën titullin Solitude and Multitude filmat e edicionit të sivjetshëm eksplorojnë këto skaje
të pandashme të ekzistencës njerëzore ku vetmia dhe shumësia, individi dhe
komuniteti, thjeshtësia dhe kompleksiteti, intimiteti privat dhe dimensioni publik
përvijohen mes nuancash, kalimesh e sfumaturash të panumërta.”

Festivali i filmave eksperimentale: Shkodra pret edicionin e 7-të të

Vetë eksperienca e spektatorit në kinema është një eksperiencë që thërret sa vetminë e
atij që qëndron përballë imazheve lëvizëse, kur dritat përreth fiken e ndizet e vetmja
dritë e ekranit të madh, aq edhe nevojën për të qenë pjesë e gumëzhitjes së sallës së
mbushur plot me spektatorë dhe nevojës për të bashkëndarë eksperiencën që kinemaja
me magjinë e saj përcjell. Ekrani i Artit këtë vit inauguron Kinemanë Republika si hapësirë të komunitetit qytetar, si hapësirë publike dhe tempull të kinematografisë. Shpresat, pritshmëritë dhe urimi ynë është që ajo të kontribuojë sa më shumë në rafinimin e ndjeshmërisë mbi të bukurën, filmin dhe artin”, thonë organizatorët.

Festivali i filmave eksperimentale: Shkodra pret edicionin e 7-të të

Ndryshe nga vitet e tjera, një ekspozitë e kuruar nga Lek M Gjeloshi e Zef Paci sjell në
Galerinë e Arteve 5 artistë me instalacione video e audio, ndërsa Art House mirëpret të
parën ekspozitë personale të artistes shqiptare me banim në Londer, Nora Bzheta.
Në Art House do të zhvillohen gjatë ditëve të festivalit programe të ndryshme duke
filluar nga “Family Myths” të kuruar nga Silvia Schendelbauer e duke vijuar me një
përzgjedhje me videoart nga koleksioni i Fondacionit In Between Art Film të kuruar nga
Edi Muka. Me 8 qershor, në focus do të jenë tre vepra video të William Kentridge nga
koleksioni Moschini e Fischetti ndërsa të dielën me datë 9 një program me video art
shqiptar të kuruar nga Elsamina Musiq e Xhulian Millaj. Ndërkohë Auditori Francesckan do të mirëpresë një program të sjellë nga Roland Sejko me nëntë filma të shkurtër të prodhuar nga nëntë regjisorë italianë ekskluzivisht me materiale të Arkivit të Instituto Luce në Romë.

Festivali i filmave eksperimentale: Shkodra pret edicionin e 7-të të

Programi mbledh filma nga Claudio Giovannesi, Alina Marazzi, Pietro Marcello e Sara Fgaier, Roland Sejko, Alice Rohrëacher, Giovanni Piperno, Marco Bonfanti, Paola Randi e Costanza Quatriglio. Te ky Auditor do shfaqet diten e diel me date 9 edhe filmi i Eneos Çarka “Another Day”. Në Vendin e Dëshmisë e Kujtesës Santiago Sierra sjell videon e tij më të fundit
Malestrom ndërsa Gentian Doda me grupin Was Bleibt Kolleltiv prezantojnë filmin
koreografik Gjurmë. Qendra Rinore Arka do mirëpresë për tre ditë shfaqjen e tre filmave të shkurtër që vijne nga festivali i mirënjohur italian Concorto. Të tre filmat; “Night Shift”, “Sardine” dhe“Lovers” ishin fitues të edicionit të vjetshëm të këtij festivali.

Festivali i filmave eksperimentale: Shkodra pret edicionin e 7-të të

Dalja nga qyteti, që në dy vitet e fundit e kishte parë programin e festivalit të shpalosej
buze liqenit, këtë vit do t’i drejtohet Kalasë së Shkodrës me instalime video e
projeksione fotografike nga Lek M Gjeloshi e Sara Passerini dhe me projektimin në
natën e datës 8 qershor të filmit të Wael Shawky “I am Hymns of the New Temples”.

Kalaja e Shkodrës do të jetë për dy netë edhe arenë e një programi muzikor të
përzgjedhur nga Rubin Beqo e Nita Deda, program i cili do përfshijë gjatë ditëve të
festivalit edhe Bed Station dhe hapësirat e ish konsullatës italiane në Shkodër.
Qëndra e festivalit mbetet Kinema Republika e cila mirëpret një seri me filma të gjatë e
të shkurtër duke filluar me dy filmat e natës së hapjes nga Driant Zeneli e Roland Sejko
e duke vazhduar me një program të kuruar nga Tea Paci ku përmendim filma nga
regjisorë e artistë si Cecilia Vicuna, Noor Abed, Evi Gjoni, Hoda Taheri, Fabrizio
Bellomo, Emilien Dubuc, Helena Ëittmann, Vasilis Katsoupi, Bo Wang e Ilir Hasanaj. Ky vit shënon edicionin e tretë të punëtorisë së koordinuar nga Melisa Paci që sheh
nxënësit e shkollave 9 vjeçare të dialogojnë me punën e një artisteje bashkëkohore.
Këtë vit nxënësit e shkollave “Ismail Qemali” e “Miqësia”, kanë punuar për një periudhë
gjashtë mujore në dialog me veprën e artistes Claudia Losi dhe punimet e tyre do të
shfaqen në Galerinë Oda me datë 7 në ora 17 00.
Ish Konsullata Italiane në Shkodër do mirëpresë një program te kuruar nga Ajola Xoxa
me tre vepra ne video të Anri Salës, Emilia Skarnulyte dhe Lek M. Gjeloshit.
Një seri bisedash e takimesh do shoqërojnë ditët e festivalit ku veçohet prezantimi i
Pavionit shqiptar në Biennalen e Venecias me protagoniste artisten Iva Lulashi dhe
kuratorin Antonio Grulli i cili do mbahet në Art House në datë 6 Qershor, ora 16 00.








bal