ShowBizzz

Pas dedikimit të Besit; Xhensila ka një mesazh të fortë për të!

Xhensila Myrtezaj ka reaguar pas këngës së re që Bes Kallaku publikoi “Mosmirënjohja”. Kënga, e cila vjen pas ndarjes së tyre, është komentuar nga fansat dhe në media si një dedikim për këngëtaren.

“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do të mbash mëkatin apo do të bësh viktimën…”, thuhet në disa nga strofat e këngës.

Në postimin e saj, Xhensila ka zgjedhur t’i dedikojë vargje që mbartin një mesazh shumë të fortë, “Ne mundsh ta ruash arsyen kur bota humbet fillin. E fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh. Sa herë të dyshon e s’të përfillin, por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.

Në munsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur, A, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh. Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur. Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh”.

Pas dedikimit të Besit; Xhensila ka një mesazh të fortë



bal