“Big Brother VIP” mban sot finalen e edicionit të tretë, dhe përgjatë këtyre edicioneve, ky ‘reality show’ veç lojës me shumë dinamika, ka prodhuar edhe shumë çifte.
Po e nisim me Borën dhe Donaldin, të cilët gjatë kohës që aktori hyri në BBV ishin ndarë, por kontaktet e tyre nuk ishin shkëputur plotësisht dhe momenti i takimit të tyre në këtë ‘reality show dhe puthja që shkëmbyen është një nga momentet kulminante, emocionuese, që do mbetet gjatë në historinë televizive. Pas daljes së aktorit ata u rilidhën dhe tashmë Bora ka marrë edhe propozimin për martesë.
Në edicionin e parë dy çifte të tjera që u krijuan, ishte Sarah e PM dhe Einxhel e Dagz, të cilët janë bërë edhe prindër të një djali, Trev.
Në edicionin e dytë të “Big Brother VIP” çifti që u krijua ishte Kiara dhe Luizi, të cilët pak javë më parë janë bërë prindër të një vajze.
Në këtë edicion të tretë janë krijuar 3 çifte, Sara dhe Bardhi, të cilët kanë dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe presin të bëhen prindër për herë të parë.
Ndërkohë romancën e Ilnisa-Meritoni dhe Romeo-Hejdi mbetet ta shohim si do të vazhdojë jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Galeria fotografike
bal