Festivali i Filmit, i cili është i njohur për tapetin e tij të kuq të mbushur me yje, duket se pas gjithë shkëlqimit fsheh një anë të errët të panjohur për publikun.
Së fundmi, një investigim i ri ka zbuluar se në këtë aktivitet, vajzat blihen dhe shiten nëpërmjet WhatsApp nga biznesmenë miliarderë arabë, rusë dhe amerikanë. Ky aplikacion përdoret nga agjentët e tyre për të rekrutuar modele për shefat e tyre të pasur, ndonjëherë duke paguar deri në 50 mijë euro për një natë. Ata u kërkojnë vajzave të dërgojnë foto, krahas moshës dhe peshës së tyre.
Gazetarët e BILD gjetën mundësinë të futen në këto grupe WhatsApp, ku u ofrohen para që vajzat të kalojnë natën me të pranishmit e pasur të festivalit. “Ne po kërkojmë modele të mira të vërteta, vajza të bukura, modele amatore. Të të gjitha kombësive, të preferuara latinet”, thuhet në një postim të BILD.
Një prej tyre u ofroi 10 mijë euro “top modeleve” për një udhëtim 1-ditor në Monako, ndërsa një i tretë ishte i gatshëm të paguante “vetëm modele bionde” për 10 mijë dollarë në javë për një udhëtim me jaht.
Vajzat shpesh takojnë mikpritësit e tyre për herë të parë dhe kanë shumë pak informacion për ta. Atyre shpesh u konfiskohen pasaportat dhe u ndalohet përdorimi i telefonave celularë gjatë udhëtimeve të tyre, në mënyrë që identitetet e burrave të pasur të dalin në publik.
Të rejave u ofrohen shpesh 3 mijë euro për një darkë, 10 mijë euro për një festë dhe 50 mijë euro për një natë. “Ky nuk është veçse një prostitucion modern”, tha një person i brendshëm.
bal