ShowBizzz

Asnjë dalje publike deri në 2025? Ja si paraqitet gjendja e Kate Middleton

Kate Middleton nuk do të shfaqet në publik deri vitin e ardhshëm. Kështu bëjnë me dije burimet nga Pallati Mbretëror për mediat britanike. Princesha e Uellsit është duke vazhduar kimioterapinë dhe deri vitin që vjen do t’i mungojë publikut.

Në lidhje me ‘kalendarin bosh’ të Kate faqja zyrtare e pallatit Buckingham citoi një burim: ‘Kalendari i Kate për këtë vit është bosh. Asgjë nuk është planifikuar. Ajo mund të mos shfaqet në publik për pjesën tjetër të vitit”.

Burimet mbretërore po e lënë të hapur mundësinë që ajo të rikthehet me një video mesazh të ri për të përditësuar botën mbi ecurinë e shëndetit të saj.

Të njëjtat burime thonë se princesha dëshiron të kalojë kohë me familjen e saj dhe javën e ardhshme, ajo do të shkojë me Princin William në shtëpinë e tyre të fshatit në Sandringham.

“Kryesorja për të tani është të shmangë çdo lloj stresi apo ankthi dhe të vazhdojë të jetë mirë. Ajo do të largohet për në Sandringham“, tha burimi.