ShowBizzz

Travis Scott dhe i dashuri i Cher përplasen fizikisht në Kanë, pamjet dhe detajet nga sherri

Gjërat në Kanë janë nxehur shumë – dhe nuk po flasim për motin.

Travis Scott dhe i dashuri i Cher, Alexander “A.E.” Edwards, janë përplasur fizikisht në festën e manjatit të klubit të natës Richie Akiva pas Gala-së amfAR 2024 më 23 maj.

Përleshja ka ndodhur teksa ata ishin në skenë me Tyga-n, i cili qëndronte pas kabinës së DJ-ve, tha një burim për E!News. Pasi Richie tha se të tre superyjet e muzikës ishin aty, Travis dyshohet se ia rrëmbeu mikrofonin nga dora dhe e hodhi në dysheme.

A.E.-i cili është miku i Tyga-s dhe punon me reperin-u përfshi duke e nxehur situatën, sipas burimit, por Travis u largua nga skena para se të kthehej me producentin Southside.

“Southside filloi të bëhej agresiv me njerëzit në skenë dhe e shtyu A.E.”, tha burimi. “Gjërat u përshkallëzuan kur Southside nuk po qetësohej, kështu që A.E. e goditi.”

Travis u përpoq të largonte A.E. jashtë skenës, sipas burimit, i cili tha se Tyga qëndroi pas kabinës së DJ gjatë gjithë sherrit, pa u përfshirë.

Ishte sigurimi që ndaloi sherrin pa asnjë të lënduar rëndë. Travis dhe Southside u larguan nga festa menjëherë pas incidentit, ndërsa A.E dhe Tyga qëndruan deri në orët e hershme të mëngjesit.

Pamjet e përleshjes u shfaqën në internet më 24 maj, me fansat që fillimisht dyshuan se debati kishte të bënte me Kylie Jenner, me të cilën Tyga dhe Travis kanë qenë të lidhur.

Ylli i “Kardashians” ishte e lidhur me Tyga-n nga viti 2015 deri në vitin 2017. Pas ndarjes së tyre, Kylie filloi të takohej me Travisin—me të cilin ka vajzën Stormi, 6 vjeç dhe djalin Aire, 2 vjeç—deri në fund të vitit 2022.