LifeStyle

Humbja e punës apo ndryshimi i shtëpisë: Çfarë i streson më shumë njerëzit

Një në katër persona në botë e konsiderojnë zhvendosjen nga njëra shtëpi në tjetrën si gjënë më stresuese se sa humbja e vendit të punës. Një sondazh pyeti më shumë se dy mijë persona që janë shpërngulur nga shtëpitë gjatë pesë viteve të fundit për të analizuar të gjithë rrugëtimin, nga gjetja e shtëpisë së re, zhvendosja e orendive nga shtëpia e vjetër, socializimi me vendin dhe ambientin e ri, komshinjtë etj.

Të anketuarit e vlerësuan shpërnguljen si një angazhim dërrmues dhe më shumë se sa humbja e një pune (27%) dhe ndryshimi i karrierës (23%).

Ky studim i porositur nga “College HUNKS Hauling Junk & Moving” dhe i kryer nga “Talker Research”,  zbuloi se mesatarja e njerëzve që kanë lëvizur pesë herë gjatë viteve të fundit çon në një shans të radhës për ndryshim, deri në tre herë në të ardhmen.

Sipas studimit, arsyeja kryesore për të lëvizur ishte synimi për të nisur një fazë të re të jetës (37%). Kjo u pasua nga dëshira për të pasur mundësi më të mira (31%), për të jetuar më afër familjes (27%) dhe për të dalë jashtë zonës së rehatisë (23%).

Ky ndryshim pasohet me një nivel gati në 53% të ankthit, 35% të gëzimit, 32% të shpresës dhe 21% të frikës. “Siç tregon studimi, lëvizja është një nga gjërat më të vështira dhe sfiduese në jetë,” u shpreh Nick Friedman, bashkëthemelues i “College HUNKS”. Jo vetëm nga ana logjistike, por edhe fizikisht ky proces është i mundimshëm, përtej aspektit të ngarkesës emocionale. Organizimi i gjërave tuaja, përgatitja për t’u zhvendosur në një hapësirë ??të re sjellë shumë ankth dhe shqetësim, për të mos përmendur mandej sistemimin nga gjërat që nuk përdorni më te blerja e të rejave.  

Kur u pyetën për këshilla për përvojën më të mirë të mundshme të lëvizjes, të anketuarit thanë se duhet më shumë kohë për të grumbulluar gjërat (43%), duke hedhur sendet e papërdorura (43%), duke kërkuar ndihmë nga miqtë dhe familja (37%), dhe punësimi i një kompanie transporti për zhvendosjen e sendeve dhe mobilieve (23%).

Pavarësisht nëse zgjidhni ose jo të punësoni një kompani ose kërkoni nga miqtë apo familja, sigurohuni që të kërkoni ndihmë, pasi ndryshimi i shtëpisë nuk është asnjëherë i lehtë. Jepini vetes kohë të mjaftueshme për të përfunduar këtë lëvizje të madhe dhe dijeni se nuk keni pse t’i bëni të gjitha vetëm.