Egla Ceno u shpall fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, njëkohësisht fituese edhe e çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.
Ai që e shoqëroi deri në fund ishte aktori Jul Deda, i cili pavarësisht se ka bërë një lojë të shkëlqyer, nuk arriti dot të triumfojë.
E teksa nga ky i fundit nuk u duk se pati hatërmbetje që nuk u shpall fitues, diçka e tillë nuk mund të thuhet për Romeon dhe Meritonin.
Megjithëse jo me fjalë, dyshja e shprehën hatërmbetjen e tyre nëpërmjet veprave, teksa është bërë me dije se asnjë prej tyre nuk ka qenë në festën e organizuar nga produksioni pas finales. Romeo u pa në shoqërinë e Semit ndërsa Meritoni në atë të Artës.
Gjithashtu Meritoni bashkë me Ilnisën u larguan menjëherë nga studio pasi moderatori la shtëpinë, duke mos qëndrusr për asnjë moment krah ish-banorëve.
lokimagazine