Fermerët, mbremjen e sotme kanë gjetur si mënyrë argëtimi lojën me fjalë.
Njëri prej tyre thoshte një shkronjë, edhe pjesa tjetër duhet të përmendnin nga një fjalë me po atë shkronjë.
Kush nuk gjente një fjalë në afatin kohor, do të skualifikohej nga loja. Një moment epik ndodhi gjatë lojës, pasi Xhesika tha se do të ishte shkronja “K”.
“A ma lër mua tani”, tha Dijonisi.
Moment ky që bëri fermerët të “shkriheshin” së qeshuri.