Aktori i njohur i humorit Besart Kallaku, disa muaj më parë i dha fund martesës me kengetaren Xhensila Myrtezaj, nga e cila çifti kanë 2 fëmijë së bashku, Ajka dhe Amen.
Mirëpo së fundmi në rrjet, po qarkullojnë zëra se Besi ka rigjetur sërish dashurinë.
Bëhet fjalë për ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzi dhe fansat janë të bindur se dyshja kanë nisur një lidhje.
Kanë qenë disa foto të Besit dhe Çiljetës që shtuan akoma më shumë dyshimet e fansave, ku dyshja shfaqen në të njëjtat vende në Bruksel.
Gjithashtu, ish-konkurrentja mori pjesë në koncertin e Besit në këtë shtet.
Fansat janë të bindur se dyshja janë në një lidhje së bashku, dhe të shumtë ishin komentuesit që i uruan dyshen.
Mbetet për t’u parë, nëse ka diҫka më shumë mes tyre, apo janë vetëm miq.