Meriton Mjekiqi ishte finalisti i parë që u eliminua nga programi.
Ky vendim habiti jo pak publikun pasi jo vetëm që Meritonin e shihnin si fitues por largimi i tij erdhi pak minuta nga nisja e programit, diçka që nuk kishte ndodhur më parë.
Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Meritoni u mor në pyetje nga gazetari Ronaldo Sharka.
I pyetur për raportin me Ilnisën, Meritoni tha se i dhanë dashuri njëri-tjetrit dhe se do vazhdojnë ta bëjnë.
“Me rëndësi që familja qenka mirë, hala s’kam lexu asnjë lajm. Me Ilnisën… i dhamë dashuri njëri-tjetrit, do vazhdojmë të flasim”, tha ai.
lokimagazine