ShowBizzz

Nicki Minaj u kërkon falje fansave pas arrestimit në Holandë!

Reperja Nicki Minaj u kërkoi falje fansave jashtë hotelit të saj në Mançester të dielën herët në mëngjes për shtyrjen e një shfaqjeje në Mbretërinë e Bashkuar pasi u ndalua nga autoritetet holandeze me akuzat se mbante drogë. “Ju dua dhe më vjen shumë keq që ndodhi sonte”, tha Minaj në një video të postuar në rrjetet sociale.

Minaj më herët kishte zbuluar emrin e hotelit të saj në Mançester në një postim në X, dhe i kishte ftuar fansat ta shihnin. Megjithëse Minaj u lirua nga paraburgimi nga policia të shtunën në mbrëmje, koncerti, i caktuar për t’u mbajtur në Mançester në të njëjtën natë, nuk mundi të vazhdonte.

Në një deklaratë të publikuar nga Live Nation dhe nga vendi i koncertit Co-op Live, organizatorët thanë se ishin “thellësisht të zhgënjyer” nga shqetësimi i shkaktuar.

“Pavarësisht përpjekjeve më të mira të Nickit për të eksploruar çdo rrugë të mundshme për të realizuar shfaqjen e sotme, ngjarjet e sotme e kanë bërë të pamundur”, thuhet në deklaratën e publikuar të shtunën në mbrëmje.

Nicki Minaj u kërkon falje fansave pas arrestimit në Holandë!

Minaj dëgjohet duke folur me policinë në aeroportin Schiphol të Amsterdamit në vidon live tw publikuar nw Instagramin e saj. Më pas asaj ju kërkuar të hipë në një furgon policie. Kur u pyet pse i thanë të hipte në fugon, një zyrtar tha se është “nën arrest për bartje droge”, ndërkohë që Minaj theksoi se nuk mban dorgë.

Minaj kërkon vazhdimisht adresën e komisariatit dhe të ketë një avokat prezent gjatë gjithë videos, ndërsa policia i kërkon të ndalojë xhirimet.

 



bal