ShowBizzz

Paris Hilton flet mbi mëmësinë, thotë se është “nënë e rreptë”

Paris Hilton ka folur mbi mëmësinë.

Modelja u tregua e sinqertë kur u pyet për mediat sociale dhe përdorimin e telefonit.

“Shpresoj që fëmijët e mi të jenë budallenj si babai i tyre dhe nuk duan t’i përdorin fare”, tha ajo.

“Do të përpiqem që ata të mos kenë telefon për një kohë. Disa fëmijë kanë telefona në një moshë shumë të vogël dhe ka kaq shumë gjëra në internet që unë as nuk do të doja që fëmijët e mi të ekspozoheshin”, shtoi Paris.

“Nuk e kisha menduar kurrë që do ta thoja këtë, por do të jem një nënë e rreptë”, vazhdoi modelja pos tjerash.