Për deputetin e PS Erion Braçe, korrupsioni nuk luftohet me fjalë ashtu sikurse bënë opozita, por me ligj.
Gjatë fjalës ë tij në Kuvend, gjuhën e përdorur nga opozita ndaj SPAK, deputeti i PS Erion Braçe, e ka cilësuar si gjuhë që mund të përdoret nga kriminelët.
“Gjuha që përdoret këtu për SPAK është gjuhë për kriminel, jo gjuhë që mund të përdor një deputet. Nuk mundet deputeti që të përdor fuqinë që i jep mandati i deputetit për të bërë këto deklarata. Këtu ka deputet të vjetër, por kryetari i grupit të PD (Bardhi) është i ri në këtë sallë dhe do doja që ti thosha që të luftosh korrupsionin me gojë është ndryshe dhe ta luftosh atë më ligj është ndryshe”, tha ai.
Teksa hodhi një lum akuzash ndaj opozitës, ai u shpreh se PS ka denoncuar me prova, ndërsa familja politike duke iu referuar Sali Berishës, vodhi pasuritë e vendit.
“Ne kemi denoncuar me prova dhe me gojë dhe me kallëzime rruajtjen e OSSH. Rruajtjen e CEZ që pasoi OSSH dhe këtu ka njerëz që e kanë mbrojtur CEZ ,sepse ishte aferë e një familje politike. Kemi denoncuar me fakte, rruajtjen edhe të borxheve të CEZ, borxhet u krijuan dhe rruajtja e borxheve u mor përsipër nga e njëjta familje politike dhe njerëz në këtë sallë e kanë mbrojtur deri në fund, ruajtjen e Alpetrol nga A-ja tek ZH-ja. Rruajtjen e 4 hidrocentraleve më prodhues në këtë vend, sepse brenda saj ishte një familje politike dhe biologjike. Ruajtjen e Porto Romanos, edhe atë me letra. Rruajtjen e Klubit Partizani. Por, për Klubin Partizanit, ky vit është një vit aq i mirë sa kohë që drejtësia po bënë përgjegjës atë që duhet. Po ashtu, rruajtjen e ‘Rrugës së Kombit’. E dini se në atë kohë edhe pse u denoncua nuk u hetua, sepse nuk u la drejtësia, ndaj kemi sot deputet që janë përgjegjës për këto akte, kapën drejtësinë. Kjo që po miratojmë sot është konsolidim i kulturës së re i barazisë para ligjit, reformim i institucioneve”, tha ai