Opinionistët e “Ferma VIP” kanë bërë analizën e tre ditëve të fundit, duke komentuar veprimet e disa prej fermerëve.
Enkel Demi u pyet nga moderatorja Fjoralba Ponari për tentativën e Albanos për të dalë jashtë, për të cilën ai tha: “Trysnia që ushtrohet në këtë format, sepse edhe ditët po shkojnë dhe afër finales jemi dhe konkurrenca bëhet e pamëshirshme. Njeri kur mbyllet për ditë të tëra ka dhe momente të tilla shpërthimi”.
Ndërsa Sonila Meço foli për dy vajzat që janë nën ethet e nominimit, Xhesikën dhe Glorian.
“Asnjë nga vajzat nuk e ka ezauruar rrugëtimin. Është e bukur deri në fund, kushdo që të qëndrojë i bën mirë fermës, kushdo që ikën ka bërë më të mirën në fermë”, tha Sonila Meço.
Ndërsa afrimiteti i Albanos dhe Baby G në sytë e Armina Mevlanit është parë kështu:
“Nuk jam e bindur nëse kjo e Albanos dhe Baby G është një reagim kundër Dijonisit që ka rihyrë apo është një histori dashurie e vërtetë sepse ne nuk e dimë kur ka nisur”./vizionplus.tv