Aktori Albano Bogdo dhe këngëtarja Baby G kanë shprehur hapur ndjenjat për njëri-tjetrin gjatë kësaj jave. Mes dyshes, ka një pëlqim dhe ndjenjë, që deri më tani është mbajtur e fshehtë e mesa duket tashmë kanë vendosur të flasin hapur.
Por, pasi panë klipin me diskutimet dhe momentet e tyre, ata u shprehën se janë vetëm shok dhe gjithçka e kanë bërë për lojë.
Një klip u shfaq ku dy fermerët dukeshin shumë të afërt me njeri-tjetrin, madje një puthje duket se ka ndodhur mes tyre.
“Ishte në spektaklin kur unë doja të largohesha, edhe Baby G erdhi pas meje të më qëndronte afër. Kishim pirë pak, po qeshnim”, tha Albano pasi pa klipin me momentet e tyre larg fermerëve të tjerë.
Moderatorja Fjoralba Ponari u komunikoi se të dy fermerët do të qëndrojnë tek “Fakirët”, kjo pasi do të dënohen për shkak se kanë folur anglisht. /vizionplus.tv