ShowBizzz

Albano dhe Baby G janë puthur brenda ‘FermaVIP? Dalin pamjet

Pas kaq javësh qëndrimi bashkë brenda fermës VIP, Albano Bogdo dhe Baby G shprehën pëlqimin për njëri-tjetrin ditën e djeshme.

Dyshja gjithashtu shkëmbyen edhe një përqafim.

Ndërsa sot, një klip u transmetua me momente të dyshes ku shihen duke diskutuar dhe mjaft të afërt. Megjithatë, Albano dhe Baby G u shprehën se mes tyre nuk ka asgjë përveç se miqësi dhe se e kanë bërë për lojë.

Një klip u shfaq ku dy fermerët dukeshin shumë të afërt me njeri-tjetrin, madje një puthje duket se ka ndodhur mes tyre.

“Ishte në spektaklin kur unë doja të largohesha, edhe Baby G erdhi pas meje të më qëndronte afër. Kishim pirë pak, po qeshnim”, tha Albano pasi pa klipin me momentet e tyre larg fermerëve të tjerë.

“Nuk e di pse i kanë kapur skenat kështu. Si e keni bërë montazhin del më ndryshe nga çfarë është. Albano është afër me shumë femra dhe përqafohet. Ndonjë herë bëjmë gallatë me njëri-tjetrit. Është një aktrim i bukur”, tha Baby G.

“Nuk ka asnjë ndryshim në raportin tonë. Kemi qenë shok që nga dita e parë dhe vazhdojmë të jemi”, shtoi Albano.



lokimagazine