Xhensila dhe Bes Kallaku duket se po i vazhdojnë sulmet në distancë ndaj njëri-tjetrit. Pak ditë më parë, Besi publikoi këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj. Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe është komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ duke nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të Besit momentalisht.
Një ditë më pas, Xhensila iu kundërpërgjigj ish-partnerit përmes një postimi të bërë në Instastory, duke publikuar një poezi të Rudyard Kipling, të titulluar ” Në mundesh”, ku ndër rreshta shkruhej: Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh.
Dhe nuk e la me kaq, por në një prej koncerteve të bëra së fundmi, këngëtarja ka vijuar me “thumbat” ndaj Besit. Teksa ka qenë në skenë për të performuar një nga hitet e saj muzikore, “Mashtruese” në bashkëpunim me Bardhin, ajo është shprehur: “Ah sa janë shtuar mashtruesit këto kohë sa janë shtuar”, dhe fansat janë të bindur që ky ka qenë padiskutim një sulm ndaj Besit.
bal