Aktori i humorit, Julian Deda, i cili u rendit i dytë në edicionin e tretë të “Big Brother VIP”ka reaguar për herë të parë pas daljes së tij nga formati.
Ai ka falënderuar mbështetësit e tij pasi ka dal, derisa ka thënë se do të sqarohen të gjitha gjërat.
“E di që me votat tuaja unë e kam fituar Big Brother-in. Kam fituar dashamirësinë tuaj por kam fituar edhe Big Brother por do sqarohen të gjitha. Do mbetemi në kontakt për të gjitha. Do komunikoj me ju përmes punës sime, nëpërmjet postimeve të mia. Do komunikoj me ju sepse komunikimi me ju për mua është jetë, është gjëja më e vërtetë dhe më e bukur që mund të më shoqërojë mua gjatë karrierës sime apo jetës sime. Ju jam mirënjohës për të gjitha paratë e shpenzuara për mesazhet, për netët pa gjumë për dashamirësinë e treguar. Për familjet tuaja, uroj vetëm të mirat. Zoti ju bekoftë familjarisht“, thotë ndër të tjera Juli.
/TeVe