FermaVIPShowBizzz

“Albano s’ka pëlqim për Baby G”, gazetarja: Po bën lojë për të qenë protagonist

Duket se një histori dashurie po lind në “Ferma VIP”. Bëhet fjalë për Albanon dhe Baby G, të cilët ditën e fundit i kanë shprehur hapur pëlqimin njëri-tjetrit.

Gazetarja Klodjana Agaj, e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova megjithatë nuk beson në “dashurinë” e dyshes. Sipas saj, Albano po luan për të qenë protagonist.

Klodjana Agaj: Albano dhe Baby G nuk janë çifti më i preferuar në rrjet. Njerëzit e kanë parë më shumë me Dijonisin sesa me Albanon. Albano mendoj se po luan një lojë, nuk ka pëlqim të vërtetë, do të jetë protagonist në lojë. Nga ana tjetër, Baby G e shoh më të tërhequr. Nuk mendoj se do vazhdojë shumë gjatë, njerëzit nuk i pëlqejnë shumë si çift me Albanon.

A ka hyrë Dijonisi me një strategji?

Klodjana Agaj: Dijonisi e ka parë çfarë ndodhte jashtë, e ka parë çfarë donin njerëzit. Nuk e di sa të sinqerta janë ndjenjat e tij për Baby G aq më tepër për Ditean, që i tha se po bënte shaka./vizionplus.tv