Julian Deda ka ndarë një video me ndjekësit në profilin e tij të Instagramit, pas përfundimit të rrugëtimit të tij 133-ditor në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.
Edhe pse nuk fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, aktori theksoi se ka fituar diçka shumë më të vlefshme: dashurinë e publikut.
Në postimin e tij Juli u shpreh:
“Jam munduar të tregohem me sa më shumë ngjyra, emocione dhe ndonjëherë me disa kalkulime dhe lojë, por jam munduar të jem i matur edhe pse ndonjëherë na ka rrëshkitur këmba. Rrugëtimi im ky ishte. Unë vërtet nuk i fitova 100 mijë euro por ju fitova ju. Kam fituar zemrat tuaja dhe jam krenar për këtë gjë. Sigurisht që ajo lojë bëhet që në fund të ketë një çmim të madh dhe më në fund vetëm një do e fitonte dhe nuk jam këtu sot për të gjykuar fituesen”.
Deda shtoi se ndonëse nuk e fitoi çmimin e madh, ai ndjen se ka fituar dashamirësinë e publikut dhe në një mënyrë, edhe “Big Brother-in” e vetë: “E di që me votat tuaja unë e kam fituar Big Brother-in. Kam fituar dashamirësinë tuaj por kam fituar edhe Big Brother por do sqarohen të gjitha. Do mbetemi në kontakt për të gjitha. Do komunikoj me ju përmes punës sime, nëpërmjet postimeve të mia. Do komunikoj me ju sepse komunikimi me ju për mua është jetë, është gjëja më e vërtetë dhe më e bukur që mund të më shoqërojë mua gjatë karrierës sime apo jetës sime.”
Aktori i njohur shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP”: “Ju jam mirënjohës për të gjitha paratë e shpenzuara për mesazhet, për netët pa gjumë për dashamirësinë e treguar. Për familjet tuaja, uroj vetëm të mirat. Zoti ju bekoftë familjarisht.”
View this post on Instagram
lokimagazine