Ben Affleck ka shijuar fundjavën me tre fëmijët e tij në Santa Monica, mes thashethemeve të shumta për divorcin me Jennifer Lopez. Aktori fitues i Oskarit, 51 vjeç, u pa duke darkuar jashtë dhe duke shijuar atmosferën e hershme të verës me fëmijët e tij, Violet, 18, Fin, 15 dhe Samuel, 12 vjeç.
I veshur me një bluzë gri të çelur, me mëngë të shkurtra, pantallona gri të errët dhe atlete komode Nike, Affleck dukej në çdo hap si baba i dashur. Ai mbante një xhaketë në krah, ndërsa shkonin drejt një restoranti aty pranë.
Në këtë shëtitje, Affleck shihet duke mbajtur unazën e martesës. Thashethemet për krizë mes tyre filluan kur u raportua se çifti po jeton ndaras. Lopez ka qenë e zënë me promovimin e filmit të saj të fundit të Netflix, “Atlas”, i cili megjithë një pritje të ftohtë nga kritikët, është ngjitur në krye të klasifikimit të filmave amerikanë të Netflix.
Miku i Affleck, Jason Meëes, hodhi poshtë thashethemet, duke kujtuar sinqeritetin e dasmës së tyre të vitit 2022 dhe duke sugjeruar se qëndrimi i përkohshëm i Affleck në Brentëood është thjesht për privatësi gjatë projektit të tij aktual filmik, “The Accountant 2”.
Fundjavën e kaluar, çifti u pa së bashku në një ngjarje filmi në Brentëood, duke u larguar nga vendi me buzëqeshje dhe duke mbajtur unazat e tyre të martesës. Ndërsa ata po largoheshin, një foto e Lopez mund të shihej në telefonin e Affleck, duke sugjeruar se lidhja e tyre mbetet e fortë pavarësisht thashethemeve.
bal