Heidi Baci, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ishte mbrëmë pjesë e “After Party-t” të zhvilluar nga Top Channel, ku ra në sy paraqitja e saj.
Heidi është shprehur se nuk ka qenë shumë aktive për shkak se ka patur një problem me sytë, gjë kjo që u vu re dhe nga paraqitja e saj me syze në festë.
“Jam këtu në festën e “Big Brother” dhe doja të falënderoja të gjithë fansat e mi, të gjithë njerëzit që më kanë suportuar. Jeni fantastikë! Ju dua shumë, shumë! Ju puth shumë!
Nuk kam qenë shumë aktive sepse kam patur një problem me sytë, nuk jam e çmendur me syze në darkë. Por që së shpejti do të kthehem. Ju puth shumë!”, shpjegoi ajo.
View this post on Instagram
bal