Kuriozitete

Me këto veprime e ‘prishni’ makinën larëse, këto gjëra nuk i keni ditur

Tashmë e dini se para se të fusni rrobat në lavatriçe duhet të lexoni etiketat në mënyrë që të mos tkurren apo edhe të lëshojnë ngjyrë ose të dëmtohen.

Sidoqoftë, a keni menduar ndonjëherë se ajo se ajo çfarë vendosni në lavatriçe do ta dëmtojë edhe vetë makinën larëse.

Ekspertët kanë ndarë se cilat gjësende nuk duhet t’i futni kurrë në lavatriçe dhe dëmet që mund t’i shkaktojnë ato.

Mos vendosni së tepërmi detergjent

Nëse vendosni më shumë detergjent nuk do të thotë se keni rroba më të pastra.

“Gjëja më e keqe që njerëzit bëjnë për makinat e tyre është përdorimi i tepërt i detergjentit”, tha për HuffPost, Patric Richardson, një ekspert në këtë fushë.

Detergjenti është me bazë vaji, kështu që nuk shpëlahet lehtë. Kur filloni të shtoni shumë, ajo grumbullohet në makinë.

“Kur grumbullohet shumë, atëherë sensorët tuaj nuk funksionojnë në mënyrë efektive”, tha ai. “Gjithashtu mund të përfundoni me një erë myku në makinën tuaj larëse”.

Sipas tij, ju nuk duhet të shtoni më shumë se dy lugë gjelle me detergjent.

“Nëse përdorni më pak detergjent, makina juaj larëse do të zgjasë më shumë… dhe është më mirë për rrobat tuaja”, shtoi ai.

Mos vendosni sende të vogla (çorapet për fëmijë, çorapet ‘balerina’, të brendshmet, lidhëset e këpucëve dhe shamitë)

E keni vënë re që çorapet tuaja duken sikur zhduken sa herë që lani rrobat? Epo, rezulton se ato (dhe sendet e tjera të vogla) në të vërtetë mund të “humben” në makinën tuaj larëse.

“Ata mund të ngecin në qoshe dhe vrima… dhe të përfundojnë në zorrë”, shpjegoi Richardson. Kjo mund të shkaktojë bllokime në makinën tuaj.

Por çfarë duhet të bëni? Vendosni sendet e vogla në një qese rrobash me rrjetë përpara se t’i lani.

Mos futni artikuj me përmasa të mëdha si jorganë, batanije apo edhe qilima

Nëse po përpiqni të fusni një artikull shumë të madh në lavatriçe (sikurse një batanije të madhe) duhet ta dini se mund ta dëmtoni makinën larëse.

“Kur vendosni gjësende përtej kapacitetit, makina mund të dalë jashtë ekuilibrit pasi ato janë shumë të rënda”, shpjegoi eksperti.

Nëse artikujt me përmasa të mëdha nuk zënë vend siç duhet në makinën tuaj, është më mirë t’i lani në një lavanderi që ka makineri më të mëdha ose t’i pastroni në mënyrë profesionale.

Bëni kujdes me këpucët

Ndonëse në disa udhëzime thuhet se mund t’i lani këpucët në makinë, duhet ta dini se si t’i vendosni ato në lavatriçe.

Por për të shmangur dëmtimin e makinës, ato duhet të vendosen në një çantë rrobash rrjetë ose këllëf jastëku në një cikël të ftohtë dhe të butë.

Gjithashtu shtoni edhe disa peshqirë ose rroba të vjetra për të balancuar ngarkesën.

Mos futni artikujt metalikë (kopset e rripit, sutjenat me tela, monedhat dhe çelësat)

Në përgjithësi, metali dhe makina larëse nuk përzihen. Ato mjete metalike mund dëmtojnë shtresën rrethore brenda makinës dhe potencialisht të çajnë derën e lavatriçes.

Çfarë duhet të bëni është që të zbrazni xhepat dhe të kontrolloni mirë para se t’i lani rrobat. Gjithashtu xhaketat me patentë mund të gërvishtin makinën larëse kështu lani ato me duar.