ShowBizzz

Publikoi dhe fshiu videon e Xhensila Myrtezajt, Majk sqaron veprimin pas spekulimeve

Një faqe në Instagram kishte publikuar një video të Xhensila Myterezajt ku shfaqej tejet seksi duke kërcyer.

Por, i kishte ndryshuar audion, duke i vendosur këngën e Majk “Temelin” në sfond, teksa kishte etiketuar të dy këngëtarët.

Kjo video u publikua më pas në Instastory nga këngëtari, i cili u pendua dhe e fshiu shpejt. Mirëpo, jo aq shpejt sa ndjekësit mos t’i bënin screenshot.

Në media filloi të aludohej mbi veprimin e tij. Pse e publikoi dhe pse e fshiu? Një ngacmim? Diçka më shumë? Apo një bashkëpunim?

Të gjitha pyetjeve u është përgjigjur artisti. Teksa ka ripublikuar videon ai shkruan se e postoi videon sepse kënga e tij ishte në sfond.

“Për të gjitha portalet që e kanë keqkuptuar, kjo është video që e kam postuar pasi dëgjova këngën time në sfond.”-shkruan ai.



lokimagazine