LifeStyle

Studimi: Pse “Fast Food” shkakton depresion?

Ngrënia e ushqimeve të pashëndetshme është një nga gjërat më të këqija që mund t’i bëni trupit dhe gjithashtu mendjes tuaj. Sipas ekspertëve njerëzit që hanë rregullisht “fast food” që përmbajnë shumë sheqerna dhe yndyrna, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni.

Sa më i lartë indeksi glicemik, aq më i lartë është rreziku i depresionit

Më konkretisht, studimi i kryer nga Departamenti i Psikiatrisë i Universitetit të Kolumbisë synonte të zbulonte nëse ushqimet me një indeks të lartë glicemik lidhen me shanse më të larta për depresion.

Ata analizuan të dhënat brenda pyetësorëve të Iniciativës për Shëndetin e Grave, të kryer për të mësuar më shumë rreth shëndetit të grave përtej menopauzës, një grup i studiuar pak.

Ata përdorën informacionin e rreth 70,000 grave, asnjëra prej tyre depresive në fillim të studimit. Të dhënat treguan se ndjekja e një diete me një indeks të lartë glicemik, duke përfshirë ato të pasura me miell të rafinuar dhe sheqerna të shtuara, shoqërohej me shanse më të larta për depresion.

Nga ana tjetër, disa aspekte të dietës dukej se kishin efekt të kundërt, si fibrat, ngrënia e drithërave, frutave dhe perimeve të freskëta dhe të plota ose laktoza

Në fund të studimit rezultoi se konsumimi i tepërt i sheqernave të rafinuara dhe niseshtesë është një faktor rreziku për sëmundjet inflamatore dhe kardiovaskulare, të dyja të lidhura me zhvillimin e depresionit. Konsumimi i “fast food” çon në zhvillimin e rezistencës ndaj insulinës, e cila është lidhur me defekte njohëse të ngjashme me ato që gjenden tek njerëzit me depresion më të lartë.

Përkthyer nga scientificorigin.com