Kourtney Kardashian ka folur për vështirësitë e saj për të patur fëmijë, duke treguar se ajo duroi pesë aborte përpara se të lindte djalin e saj. Gjatë një sesioni të fundit pyetje dhe përgjigje me fansat e saj në Instagram, Kourtney foli për sfidat e saj.
Kourtney, e cila ka një djalë gjashtë muajsh, Rocky, me bashkëshortin e saj Travis Barker, ndau në Instagram, “Unë ndalova pas një viti përpjekjesh (5 cikle të dështuara IVF), trupi im u qetësua dhe besova në planin e Zotit për jetën time. Shumë lutje për çdo gjë që ishte planifikuar për ne.
E di sa e vështirë është të ndihesh sikur nuk po përpiqesh, por të besosh në planin e Zotit dhe të thuash lutjet e tua është kaq e rëndësishme”.
Kourtney iu desh t’i nënshtrohej një operacioni urgjent përpara se të lindte djalin e saj më të vogël në vitin 2023. Bukuroshja brune, e cila gjithashtu ka Mason, 14, Penelope, 11 dhe Reign, 9, me Scott Disick, shkroi në Instagram në atë kohë, “Unë do t’u jem përgjithmonë mirënjohës mjekëve të mi të jashtëzakonshëm që shpëtuan jetën e foshnjës sonë. Unë jam përjetësisht mirënjohës për burrin tim, i cili nxitoi nga turneu për të qenë me mua në spital dhe për t’u kujdesur për mua. Dhe nënës sime, faleminderit që më mbajte dorën gjatë kësaj”.
bal