Nuk është sekret se të qenit të hidratuar është diçka e rëndësishme jo vetëm nga ana shëndetësore, por edhe për t’u ndjerë mirë. Uji është zgjedhja ideale, ndaj këshillohet shmangia lëngjet e tjera, nga ato të gazuarat te pijet energjike, të cilat bëjnë efektin e kundërt, pra çojnë në dehidratim.
Ja pesë pijet që ndikojnë te dehidratimi:
#1 Pijet me sheqer
Pijet me sheqer, të tilla si pijet e gazuara, pijet energjike dhe çajrat e ëmbël, mund të çojnë në dehidratim. Pijet që përmbajnë fruktozë dhe glukozë, dy lloje sheqeri që gjenden zakonisht në pijet me sheqer ndikojnë direkt te pjesa e dehidratimit. Kur pini një pije me sheqer, trupi juaj duhet të hollojë sheqerin duke tërhequr ujë nga indet tuaja, gjë që mund të çojë në dehidratim me kalimin e kohës.
#2 Pijet me kafeinë
Kafeina ka një efekt diuretik, që do të thotë se ju bën të urinoni më shumë. Por, problemet shfaqen kur marrja e kafeinës është e tepruar, e cila mund të bëhet dehidratuese.
#3 Alkooli
Alkooli është një tjetër diuretik që ju çon shpesh në tualet sepse frenon drejtpërdrejt vazopresinën, një hormon antidiuretik që ndihmon në mbajtjen e ujit. Ndaj, nëse e teproni me sasinë e alkoolit, mos u çudisni që të përfundoni të dehidratuar.
#4 Pijet energjike
Pijet energjike shpesh përmbajnë nivele të larta të kafeinës dhe sheqerit, ndaj të dy këto përbërës kanë efekt të dyfishtë në çështjen e hidratimit, pra duke e përkeqësuar atë. Kafeina rrit urinimin, ndërsa sheqeri mund të çojë në një çekuilibër në nivelet e lëngjeve.
#5 Lëngjet e frutave
Disa lloje lëngje frutash kanë efekt hidratues, si ato të freskëtat, limonadat, koktejet me fruta të freskëta, por varësisht sasisë së frutave që përdorni ju mund të rrisni dozat e sheqerit. Ndaj, nëse keni nevojë të ndiheni të hidratuar, më mirë konsumoni fruta të freskëta sesa lëngje të shtrydhura.