ShowBizzz

Nga Roma në shtegun e Çezarit, sfilata e vajzave të Miss Univers vjen në Green Coast

Kjo verë premton të jetë e mbushur me surpriza pa fund nëGreen Coast, që si çdo vit do të kthehet në skenën e preferuar tëartistëve shqiptarë dhe jo vetëm, duke tërhequr emrat e spikaturtë muzikës, artit, televizionit dhe modës. Për ta hapur me sa mëshumë shkëlqim këtë sezon veror, shëtitorja buzë detit do tëmirëpresë vajzat më të bukura të Shqipërisë për një sfilatë mode elegante që nis tek monedha e famshme e Jul Çezarit dhe vijonpërgjatë lungomares, përkrah detit Jon.

Pas suksesit të sfilatës në nder të etnografisë dhe kostumografisëshqiptare, të organizuar në Romë nga Miss Universe Albania & Kosovo ku u prezantua Xhubleta si pasuri e trashëgimisë jo materiale të mbrojtur nga UNESCO, producenti Eduart Deda ka zgjedhur Green Coast për një tjetër sfilatë që pritet të jetë po aqe suksesshme.

Emrat më në zë në fushën e medias dhe modës si Oriola Marashi, Ervin Kurti, Paula Mehmetukaj, Endri Demneri, Adela Cani, Albert Dumani, Angela Tanuzi, Endrit Mërtiri. dhekonkurentet e Miss Universe Albania & Kosova 2024, do tëmblidhen sërish për të na dhuruar një tjetër spektakël tëbukurisë, këtë radhë të frymëzuar nga bukuritë natyroreshqiptare

Sfilata që do të mbahet të premten në datë 31 maj, pritet të sjellënjë atmosferë të veçantë për të gjithë të pranishmit dhe do tëmbledhë emrat më të njohur të modës, kulturës dhe artitshqiptar. Ky event aspak brenda kornizave, premton të jetë njëmoment kulmor dhe fillimi i një sezoni të mbushur me aktiviteteqë do të sjellin gjallëri dhe emocion në bregdetin shqiptar.



bal