ShowBizzz

Mesazhe të koduara mes Chiara Ferragni-t dhe Fedez-it?

Çfarë po ndodh mes Fedez-it dhe Chiara-s?

Pak më parë Chiara postoi një foto pranë bustit të Napoleonit. Ndjekësit e lidhën këtë postim me videon e Marracash-it, i cili e quajti Fedez-in ‘xhuxh me kompleksin e Napoleonit’.

Miqtë e Chiara-s komentuan një hark me shigjetë duke konfirmuar aludimet e ndjekësve.

Por nuk mbetet me kaq, disa orë më parë, Chiara postoi një foto në ‘TikTok’ dhe i kërkoi komentuesve të bënin një përshkrim. Një ndër komentet e bëra ishte: ‘Më në fund mund të vesh taka 30 cm’, që u pëlqye dhe nga vetë Chiara.

Nga ana tjetër, Fedez-i ka paralajmëruar për publikimin e këngës së tij më të re me Emis Killa-n, ‘Sexy Shop’, e cila do të dalë të premten.

Nuk bëhet dashuri në ateliet e seksit. Ti ishe si xhekpot në makinat e lojërave të fatit. Pastaj më përzure. Më quajte bastard, por unë nuk ndryshoj për ty… një histori pafund që përfundoi, – ishte një pjesë e këngës së tij.