Këngëtarja Miriam Cani feston sot ditëlindjen dhe padyshim, urimet kane vershuar per artisten, por një urim mjaft të veçantë në këtë ditë, Miriami e ka marrë nga bashkëshorti i saj Alban Skënderaj.
Ai publikoi nje foto të tyre, shoqëruar me fjalë zemre.
https://www.instagram.com/p/C7l9R5uNLdI/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading
“Ditët që po kalojmë këtë periudhë përfshirë dhe ditën e sotme janë komplet e kundërta e kësaj foto. Ngarkesë, sfida, emocione të mëdha dhe pak orë gjumë! Por synimi është tepër i madh bashkë me kënaqësinë dhe lumturinë që vjen pas. Këtë s‘mund ta përballoja pa mbështetjen dhe qetësinë që ti më dhuron si në familje ashtu dhe në punë me angazhimin dhe këshillat e tua të përditshme. Gëzuar ditëlindjen dashuri dhe mbas datës 6 të premtoj pushime nga ato që ke qejf ti!”, ka shkruar ai.
A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)
bal