I ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë Ilir Shaqiri, një balerin dhe koreograf i mirënjohur shqiptar, gjithashtu fitues i edicionit të parë të “BBV”.
Projekti i tij më i fundit ka të bëjë me një program televiziv në ekranin e Top Channel.
“Yjet Shqiptarë të Diasporës” është një talent show që ka si qëllim zbulimin të talenteve të rinj shqiptarë ose me origjinë shqiptare. Ai ka zbuluar më tepër detaje teksa është shprehur:
“Kjo është një ide që mua më ka lindur nëpërmjet punës që bëj në Itali në workshop. Shikoj shpesh fëmijë shqiptarësh. Ka një dëshirë për të treguar veten dhe jo më kot vijnë e bëjnë këto eksperienca me artistë të ndryshëm. Atëherë thashë përse mos t’i japim mundësinë asaj që talenti shqiptar në botë ka nevojë më shumë se kurrë sot. Zbulimi dhe promovimi, sepse ne realisht kemi një lloj, madje kur kemi folur disa herë bashkë, ne kemi një lloj të qënit dhe të bërit që është shumë e veçantë nga të gjithë nga i gjithë kusuri botës.”
lokimagazine