Tensioni i lartë i gjakut është një prej sëmundjeve prej së cilës shqiptarët vuajnë më shumë.
Sipas të dhënave zyrtare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, tensioni i lartë i lartë i gjakut që futet tek sëmundjet kardiovaskulare bashkë me diabetin janë dy sëmundjet prej të cilave shqiptarët vuajnë më shumë.
Ushqyerja është një nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen dhe rritjen e prevalencës së hipertensionit, sëmundjes që ndryshe njihet si vrasësi i fshehur.
Ushqimet që nxisin më shumë rritjen e tensionit të lartë të gjakut janë:
Mishi i kuq
Të skuqurat,
Ushqimet industriale të përpunuara
Salcat e paketuara të domates
Turshitë e gatshme
Alkooli
Ëmbëlsirat e paketuara
Pijet energjike
Ushqimet që ulin tensionin e gjakut
Sipas studimeve, ushqimet e sugjeruara për uljen e tensionit të gjakut duhet të jenë të pasura me kalium, magnez, kalcium, acide yndyrore dhe antioksidantë që zgjerojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e tij.
Bëhet fjalë për:
Frutat e pyllit,
Drithërat e plota siç është tërshëra
Barishtet,
Panxhari i kuq,
Qumështi i skremuar dhe produkte të tjera të bulmetit me pak yndyrë
Çokollata e zezë
Selinoja
Peshku
Brokoli
Fasulet e zeza,
Lulerradhiqja
Mjalti
Mjalti dhe tensioni i lartë i gjakut
Mjalti përmban oligosakaride, një lloj karbohidrati që luan rolin e antioksidantit dhe që ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut.
Veç oligosakarideve, mjalti është i pasur me vitamina, probiotikë, minerale, amino acide dhe enzima të ndryshme që ulin tensionin e gjakut.
Ndër produktet më të rekomanduara të mjaltit kundër tensionit të lartë është ai i hikrrës.
Ky mjaltë që vjen nga fara e frutit të bimës përmban nivele të larta polifenolësh që e transformojnë atë në një mburojë të mirë kundër kolesterolit të lartë, tensionit të lartë të gjakut, sëmundjeve kardiovaskulare dhe anemisë.
Ai ka edhe plot vlera të tjera të rëndësishme. Ky mjaltë ndihmon dhe mbështet sistemin imunitar me antioksidantë, shëron kollën dhe dhimbjet e fytit dhe i bën jashtëzakonisht mirë lëkurës.