Dafina Zeqiri dhe Yll Limani kanë bashkuar sërish forcat për një projekt muzikor.
“Jom ka du me t’pa” mban titullin kënga e dyshes, e cila vjen e kompletuar edhe me videoklip.
Artistët vijnë me një interpretim të mahnitshëm, ndonëse edhe klipi është i realizuar në mënyrë perfekte.
Këngëtarja e njohur gjithashtu duket e mrekullueshme me paraqitjen e saj, si çdo herë unike.
Teksi është shkruar nga Ylli në bashkëpunim me Lira Blakaj me producim nga Fatjon Miftari.
Miksimi dhe masterizimi i kësaj kënge u bë nga Deard Sulejmani.
Videoja ndërkohë i është besuar produksionit, Sekuencë.