ShowBizzz

Deklarata e fortë e Eglës para hyrjes në BBV bëhet virale

Dy deklarata të Egla Cenos kohë më parë se ajo të bëhej pjesë e “Big Brother VIP” po shkaktojnë shumë reagime në rrjet.

1: Ngacmimi seksual

Në reality-show Egla deklaroi se është ngacmuar seksualisht nga Saimir Kodra në fillimet e saj të karrierës.

Por disa muaj më parë, e ftuar në Top Albania Radio, ajo është pyetur nga Eni Shehu nëse do të kishte në Shqipëri një lëvizje “Me Too”, siç u bë në Amerikë vite më parë lëvizja kundër ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

Unë i përkas një gjenerate psiqike që nuk i lidh ngjarjet e jetës me lëvizjet, nuk kthehet dot në modë një shqetësim social. Mendoj që janë një kopertinë që nuk vlen”- ka thënë Egla teksa e pyetur nëse ajo ka rënë pre e ngacmimeve seksuale, Egla ka thënë:

Unë jam një femër dhe në kaq vite karrierë unë nuk kam pasur ndonjëherë ndonjë presion seksual apo ndonjë kërkesë seksuale. Unë kam idenë që njeriu shkon gjen atë që kërkon, mund e të ndodhi por unë në atë moment di të marrë 112 e hajde shëndet.”

2: Feminizmi

Egla shpesh ka folur në BBV për gratë, feminizmin. Madje, pas fitores ajo tha se këtë sukses përveç nënës së saj ja dedikon të gjitha grave, por sigurisht edhe vetes.

“E meritoja”, tha ajo, ndërsa theksoi se dëshironte shumë që këtë edicion në BBV, në mos ajo, një grua tjetër duhet ta fitonte.

Por, çfarë deklaronte ajo kohë më parë.

Po që na kanë carë daullen e veshëve me këtë “feminizmi, feminizmi! Më lër të flasë! Dhunë, dhunë e madhe!” Nëse feminizmi është një agresivitet i tillë, një boshësi e tillë, një paargumentim i tillë, faleminderit por nuk dua të jem fare feministe! Femra ka lindur femër, mashkulli ka lindur mashkull! Janë ndryshe, nuk mund të bërtas unë si burrë në emër të feminizmit. Nuk mund të shes feminizmin nga një studio që nuk ka për detyrë të flasë për feminizmin. Bëhu burrë oj gru! Të ka lali burrë!”




lokimagazine