ShowBizzz

Ekskluzive: Këta janë të arrestuarit që u kapën me dy të miturat që dyshohet se i keqpërdorën seksualisht

Gazeta Sinjali raportoi sot për arrestimin e tre personave, mbrëmë pas mesnate në rrugën Prizren – Gjakovë, pasi u kapën në veturë me dy vajza të mitura që dyshohet se i kanë keqpërdorur seksualisht. Të dyshuarit kanë përfunduar në ndalim, ndërsa hetimet kanë nisur për t’u zbardhur në plotni se çka ka ndodhur.

Tre personat e dyshuar fillimisht janë ndalur për kontroll dhe në automjetin ku ndodheshin, kanë qenë edhe një 14-vjeçare dhe një 17-vjeçare, të cilat nuk kanë pasur mjete identifikuese dhe dyshohet se janë keqpërdorur nga të dyshuarit.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të arrestuarit janë Valon Telaku, Gentrit Bytyçi dhe Behar Elshani.

Të njëjtat burime thonë se Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacion policor palët, ku kanë dhënë deklaratat e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj të dyshuarve dhe nisjen e hetimit për t’u zbardhur rrethanat e rastit.

Hetimi është iniciuar në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, ndërsa vajzat janë dërguar për ekzaminim – ndërsa brenda afatit ligjor do të merren edhe veprimet e tjera.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



ks