ShowBizzz

Jetmiri kërkon ndihmën e njerëzve për t’i dalë kundër Top Medias

Ditën e sotme, në një postim në InstaStory, Jetmir Salaj u shpreh se rrezikon të gjobitet me 100 mijë euro nga Top Channel për prishje imazhi.

Ndërsa pak më parë, ai ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të tij që bashkë me të, t’i dalin kundër televizionit Top Channel.

Ish-banori ka shpërndarë linkun e platformës “GoFundMe”, teksa në përshkrim thuhet:

Pershendetje. Emri im eshte Jetmir Salaj. Tashme ju i dini padrejtesite e shnderuara ne sistem ne Republiken e Shqiperise. Gjate pjesmarrjes time ne big brother vip 3 jam fyer, bullizuar, çensuruar etj si keto. Do doja te luftoja per te drejten time si dhe per te drejten e gjithe personazheve te tjere qe nuk mund te flasin dot per shkak te pa mundesise kontraktuale me telvizionin Top-Channel. Kontributi i juaj eshte i mirepritur dhe nje mundesi per mua eshte nje mundesi per te verteten. Shqiperia duhet ta filloj nga diku, dhe shpresoj te jem i pari qe perballem me sistemin me shpresen se diçka do te ndryshoje. Zoti Ju Bekofte ne familjet tuaja”.



lokimagazine