ShowBizzz

Ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare, kush do të trashëgojë pasurinë e këngëtarit të njohur grek?

Këngëtari i njohur grek, Vassilis Karras, u nda nga jeta në dhjetor të vitit 2023. E teksa kanë kaluar pesë muaj nga vdekja e tij, dje u publikua testamenti i të ndjerit, ku pasuria e tij prej 10 milionë euro i kaloi bashkëshortes Christina dhe vajzës së tij, Irini.

Mediat greke raportojnë se në testament përfshihen pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe të drejtat për këngët e tij.

Sipas raportit, 50% e pasurisë së këngëtarit trashëgohet nga gruaja e tij dhe 50% e mbetur nga vajza e tij. Sa i përket të drejtës së autorit të këngëve të tij, për 50 vitet e ardhshme ato do t’i përkasin bashkëshortes së tij Christina.

Testameni përfshin: Shtëpia në Kardia, Selanik “Fshati i Paqes”, pasuria në Kokkinohori Kavala, shtëpia e tij e pushimit buzë detit, një apartament luksoz në Athinë, llogari bankare dhe e drejta e autorit të këngëve të tij.

Këngëtari Vassilis Karras u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare në 24 dhjetor të vitit të kaluar. Sipas informacioneve, këngëtari kohët e fundit ishte shtruar në reanimacion për shkak se ishte infektuar nga koronavirusi. Sipas mediave greke, ai dha frymën e fundit nga një goditje në tru.



ks