Një event prestigjoz për ndarjen e çmimeve të personaliteteve që kanë kontribuar më shumë në fusha të ndryshme të biznesit, artit e sportit u mbajt pak ditë më parë në Stamboll.
Moderatorja e “Rubrikës sportive” në RTSH, Hygerta Sako, është vlerësuar si moderatorja më e mirë sportive e vitit në Evropë nga “Turkiye Europian Aëards 2024” në një ceremoni që u zhvillua në Stamboll, ku morën pjesë personalitete të ndryshme të botës nga biznesi, televizioni, arti dhe muzika.
Gjatë një interviste në TVSH, menjëherë pas marrjes së çmimit, Hygerta u shpreh se ky vlerësim e vë përpara përgjegjësisë për të bërë gjëra edhe më të bukura në vijim.
“Është një emocion e veçantë kur vlerësohesh përtej kufijve. Është një vlerësim shumë i madh ku me një karriere prej 30 vitesh në televizion dhe prej 10 vitesh me kohë të plotë te sporti. Më vjen mirë që pata mundësinë që të shkëmbej njohjen dhe eksperiencën nga vende të tjera të botës dhe nga Turqia. Unë televizionin e dua shumë dhe kjo ka qenë ëndrra ime më e madh dhe kam provuar disa formate nga më të ndryshmet, por futbolli është një dashuri më vete. Ky trofe është një lloj vlerësimi për punën e bërë tani dhe një motivim për të arritur suksese edhe më të mëdha”, tha Sako.
Ky vlerësim për gazetaren e njohur Sako vjen pas një karriere 30 vjeçare në ekran, ndërsa më shumë se një dekadë ajo është investuar totalisht në gazetarinë sportive.
bal