Kitara e anëtarit të “Beatles” John Lennon u shit në një ankand telefonik në Nju-Jork për një vlerë rekord prej 2.67 milionë euro.
Kjo vlerë e bën instrumentin më të shtrenjtë të grupit të shitur ndonjëherë në ankand. Më herët shitja rekord u vendos nga kitara akustike e Lennon, e cila u shit për 2, 21 milionë euro në një ankand në Kaliforni në vitin 2015, raporton BBC.
Kitara e Lennon, që kishte humbur për më shumë se 50 vjet, u shit në një ankand telefonik në “Hard Rock Cafe” në Nju Jork të mërkurën.
Lennon luajti atë kitarë me 12 tela gjatë regjistrimit të albumit “Help!” nga viti 1965, dhe u gjet në papafingo të një shtëpie në Britaninë e Madhe kur pronarët po përgatiteshin të shpërnguleshin.
bal