Kompania “Shein” në pronësi Kineze është faqe e njohur e tregtisë elektronike. Vitin e kaluar aplikacioni “Shein” u rëndit i dyti në vend, me më shumë se 36 milionë shkarkime. Madje, “ShipMatrix”-i tregoi se “Shein”-i dërgon një milion pako në ditë në SHBA.
Së fundmi, Koreja e Jugut ka marrë në shqyrtim artikujt e shitur në “Shein” për të siguruar që po i përmbahen standardeve të sigurta të biznesit.
Mirëpo testet treguan se te rrobat, çantat, rripat dhe artikujt e tjerë ishin të pranishme substanca të rrezikshme që lidhen me autizmin dhe kancerin. Përqendrimi i toksinave ishte në sasi shumë më të mëdha sesa kufiri i lejuar.
Mes substancave të rrezikshme në përqendrime të larta janë ftalatet dhe formaldehidi.
Ftalatet janë kimikate të zakonshme që përdoren për të zbutur plastikën dhe që lidhen me çrregullimet hormonale, obezitetin, sëmundjet e zemrës, disa forma të kancerit dhe infertilitetin.
Ndërsa formaldehidi në veshjet e fëmijëve lidhet me zhvillimin e sëmundjeve kronike të frymëmarrjes te fëmijët si astma, bronkiti dhe pneumonia e rëndë dhe me llojet e ndryshme të kancerit të mushkërive.
Gjithashtu, kompania po shkel rregulloret mjedisore të BE-së për kimikatet dhe po vë në rrezik shëndetin e konsumatorëve.