Aktori i njohur, Nick Pasqual është arrestuar nga policia e Los Angeles pasi ka goditur me thikë më shumë se 20 herë ish të dashurën e tij, Allie Shehorn.
Make up artistja u dërgua menjëherë në spital, ku iu nënshtrua disa operacioneve, dhe tashmë ndodhet në një gjendje kritike për jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë pasi aktorit iu dha një urdhër ndalimi nga ish-partnerja e tij, për shkak të dhunës që Pasqual ushtronte ndaj saj.
“Ai më goditi me shuplakë në fytyrë dhe ndërsa unë po përpiqesha të largohesha në korridor, ai më kapi flokët dhe më tërhoqi prapa dhe unë u përplasa në dysheme duke e goditur pjesën e pasme të kokës në tokë”- ka deklaruar 35-vjeçarja.
Allie pretendoi që prej kohësh ajo ishte abuzua nga Nick duke përfshirë përdhunimin, tentativë për vrasje dhe rrahjen me rrip.
Aktori u arrestua këtë javë në Sierra Blanca, Teksas, ndërsa po përpiqej të arratisej në kufirin e Meksikës.
Pasqual u akuzua për tentativë vrasje, dhunë brutale, dhe dhuna në familje dhe do të ekstradohet përsëri në LA. Ai rrezikon të përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që aktori përballet me një akuzë për dhunë, sepse në vitin 2013 ai është dënuar për të njëjtën akuzë.