Moderatorja e njohur Arbana Osmani pak orë me parë ka ndarë një postim të rrallë me ndjekësit.
Teksa ajo ka shkuar në dyqanin e xhaxhait nuk kanë munguar as fotot, shkruan “Kosovarja”.
Arbana mes rreshtave tregoi se xhaxhai saj është frymëzim për të por edhe për shumë gjenerata të reja.
“Ky është Ceni. Xhaxhai im. Ka mbi 30 vite qe punon si këpucar ne ketë ambient te vogël pranë “Komunës se Parisit” dhe shume prej njerëzve qe me takojnë nga afër me njohin edhe si “mbesa e këpucarit”. Vetëm me këtë pune qe e ka zhvilluar me përkushtim ka arritur te rrisë e te shkolloje 3 fëmije te shkëlqyer, te ndërtoje një vile 4 kateshe dhe te beje edhe ndërtime te tjera për ti lëshuar me qera. Tek këpucaria e Cenit e sheh qe riparon njësoj edhe këpucën e një klienti qe kushton 15 euro dhe këpucën e dikujt qe kushton 1000 euro. Dhe ka gjithmonë buzëqeshje, humor te mire dhe energjinë e një njeriu mirënjohës ndaj jetës.
ks