Bota

Realiteti i trishtë i Ibizës së famshme

Ibiza mund të jetë një destinacion luksi për pushime, por realiteti i atyre që ndodhen atje si punëtorë sezonalë është ndryshe.

Ata flenë kudo përveçse nën çati.

Pasi punojnë gjatë gjithë ditës dhe mbrëmje, për të fjetur kthehen në makinat e tyre, ose me çadra në natyrë.

Një prej tyre ka lajmëruar Policinë për një zjarr mes pyjesh.

TS Poll - Loading poll ...

Biseda e tij me policët, që rrëfen një realitet ndryshe nga shkëlqimi i Ibizës, është bërë virale.

Kur policët e pyesin, a nuk fiton mjaftueshëm për të përballuar një shtëpi, ai u përgjigj se nuk është vetëm çështje lekësh, por edhe ndërtimesh. Edhe nëse do mund ta përballonte, nuk ka shtëpi mjaftueshëm për punëtorët. Ato që janë lëshohen për turistët.



/tiranapost