Pak javë më parë Blero Muharremi dhe Afrona Dika bënë shumë zhurmë në rrjet. Arsyeja? Një promo që tregonte praninë e këngëtarit në podcasting e ish-bashkëshrotes, “Talk with Afrona”.
Në promo ata thoshin që u takuan pas dy vitesh, teksa nuk munguan as lotët.
Mirëpo, tani raportohet se ata janë përfshirë në një konflikt të ri dhe lidhet me publikimin e podcastit. Sipas raportimeve të Prive, artisti ka shprehur mosmarrëveshje rreth publikimit të podcastit, duke e cilësuar si tepër të komercializuar. Blero ka vënë në dyshim nëse duhet të lejohet që ky material të shpërndahej tek publiku.
Ndërkohë, modelja është përfshirë në konflikt për shkak të çështjeve që lidhen me të drejtat autoriale. Si pasojë e mosmarrëveshjeve, ajo është penguar në bërjen publike të podcastit, në një lëvizje që ka shkaktuar tensione të mëtejshme midis tyre.
Në një status disa ditë më parë Blero shkruante se ai dhe Afrona nuk janë ribashkuar, por u bënë bashkë për një mesazh se mund të krijojnë një raport njerëzor edhe pas ndarjes. Ai shprehej se zemra e tij i përket të dashurës së fundit nga e cila u nda pak javë më parë.
“Më duhet të qartësoj diçka. Është keqkuptuar totalisht podcasti im me Afronën. Podcasti ka qenë me një qëllim të mirë për të dhënë një mesazh të mirë se duhet të komunikojmë gjithmonë hapur dhe pse dikur keni qenë çift dhe me ndryshu raportin në diçka të shëndetshme dhe njerëzore. Por nuk do isha i drejtë nëse do thoja se nuk ka pasur edhe një qëllim tjetër pas kësaj. E kam kuptuar se mundet edhe dikush tjetër të preket prej kësaj por nuk më ka interesuar sepse edhe ajo nuk është ndarë në mënyrën e duhur. Tani vijmë te thelbi për të cilin është shkruar ky status, që të ndalohen aludimet. Ndjenjat e mia i përkasin plotësisht personit të fundit me të cilën kam qenë në lidhje, që do të thotë “bebes”. Statusi im është single.”– shkruante ai.
lokimagazine