Të gjithë do të donim që fëmijët tanë të jenë gjithmonë të gëzuar, me humor të mirë, jo kapriçioz dhe të bindur. Megjithatë harrojmë se gatishmëria e tyre ka luhatjet e veta, dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me personat e matur, por edhe moshën më të re. Dhe nënvlerësojmë disa gjeste, qoftë edhe të thjeshta, që mund t’u japin fëmijëve tanë më shumë qetësi dhe gëzim.
Lexojuni fëmijëve – Leximi që në moshë të vogël i përrallave apo historive të ndryshme, shoqërohet dhe me një mësim të veçantë për fëmijët. Përveçse një moment “edukativ”, është edhe një moment shumë intim mes prindërve dhe fëmijëve dhe një zakon i mirë për ta kultivuar.
Të kërkojnë falje – Kur je gabim duhet të kërkosh falje. Kjo fjalë e thjeshtë është e mjaftueshme, ndonjëherë, për t’i bërë fëmijët të ndihen përsëri të qetë pasi kanë bërë një prapësi të vogël.
Edukim dhe sjellje të mira – Të qenit i sjellshëm me të tjerët është një mënyrë për t’u ndjerë mirë dhe për t’i bërë ata që na rrethojnë të ndihen mirë. Mirësia është një vlerë e rëndësishme për t’u përcjellë fëmijëve tanë.
Të buzëqeshin – Shumë shpesh, si prindër, na kaplojnë kaq shumë probleme dhe nuk buzëqeshim gjithmonë. Në vend të kësaj, ne duhet t’u mësojmë fëmijëve vlerën e një buzëqeshjeje: ajo është ngjitëse dhe nuk kushton asgjë, zhvillon endorfinën dhe na bën të ndihemi mirë.
Të mos gjykojnë – Përpara fëmijëve është e rëndësishme që gjithmonë të përdorni një fjalë të mirë për njerëzit. Nëse i mësojmë fëmijët të respektojnë mendimet e të tjerëve, ata do të ndihen më të vetëdijshëm dhe të lumtur dhe nuk do ta përjetojnë gjykimin e të tjerëve si humbje, por si pasurim.
Të jenë të sinqertë – Kjo do t’i ndihmojë ata të ndihen më të lumtur, sepse do të dinë se rezultatet e arritura nuk janë rezultat i mashtrimit, por i angazhimit dhe përpjekjes së tyre.