ShowBizzz

Valeri “plas bombën” për Dijonisin dhe Glorian

Gloria Meshi ishte një ndër fermeret e “Ferma VIP”, e cila la programin vetëm pak ditë më parë bashkë me Valerin.

Gjatë qëndrimit të saj në program, ajo shpesh shihej teksa përshëndeste partnerin e saj nëpërmjet kamerave, ndërsa edhe e kishte bërë të ditur se është në një lidhje.

Së fundmi, Gloria dhe Valeri ishin të ftuar në një intervistë ku folën për rrugëtimin e tyre në reality show.

E pyetur se si e priti partneri i saj, Gloria tha:

Ai është shumë krenar. Por ka dashur që kur unë jam stepur ta shprehja veten siç jam. Por kam bërë mirë që jam stepur. Sepse jashtë perceptohen gjërat ndryshe. Aty brenda janë ndjesi të ekzagjëruara”.

Sa i përket Valerit, ish-fermeri bëri një deklaratë të fortë për Dijonis Bibën, duke thënë se ai “vdiste për Glorian”.

Dijonisi vdiste për Glorian. Ishte femra që i pëlqente më së shumti. E kuptoj kur dikush ka tension seksual. Unë i njoh shumë mirë sytë. Kur ishte ndeshja shikoja Dijonisin që mezi priste që Gloria ta shihte njëherë të vetme. Por Gloria s’ja ka var asnjëherë“, ishte deklarata e Valerit.



lokimagazine